Trajneri i Fiorentinës me fjalë të mëdha për De Gean

by Nexhat

Trajneri i Fiorentinas, Raffaele Palladino, e ka lavdëruar portierin spanjoll David de Gea për paraqitjet që është duke i bërë.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, De Gea në ndeshjen ndaj Milanit në fundjavë i priti dy penallti dhe ishte vendimtar në fitoren e Fiorentinas me rezultatin 2:1.

“Ai është ende një përbindësh. David de Gea është lojtar i klasit botëror. Ne mund të shohim pse ai është një kampion, një kampion i vërtetë. Ne duhet ta falënderojmë atë çdo ditë, ai është një portier i mirë dhe një model për t’u ndjekur”, ka thënë Palladino, shkruajnë mediumet italiane të hënën.

33-vjeçari u transferua te klubi italian si futbollistë i lirë. Me Fiorentinan ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy