Zgjedhjet e 9 shkurtit, regjistrohen 5571 persona për të votuar jashtë Kosovës

by Nexhat

Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dh Kontrollin Financiar të subjekteve Politike në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor

Sipas tij, në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024 janë pranuar 744 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (574 përmes platformës elektronike dhe 170 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 725 kërkesa, ndërsa 19 të tjera janë refuzuar,.

Buzhala sqaroi se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024, përmes platformës elektronike janë pranuar 6 069 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 5 571, ndërsa 498 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy