Abdixhiku në Açarevë, qëndron në kullën e heroit Ismet Rrahmani

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me deputetin Kujtim Shala kanë qëndruar sot në kullën e heroit Ismet Rrahmani, në fshatin Açarevë të Skenderaj,

Abdixhiku tha se ka nderuar kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këtë mëngjes, së bashku me Kujtimin, qëndruam në Drenicë, në Açarevë, në Kullën e Heroit Ismet Rrahmani. Aty u prita nga vëllezërit e familjarët e Heroit. Nderova kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë përpjekjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen!”, thuhet në postimin e Abdixhikut. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy