Bilalli nga BDI: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin

by Nexhat

Arta Bilalli Zendeli nga BDI tha se edhe përkundër deklaratave se nuk do të jetë pjesë e Frontit Europian, deputeti Menduh Thaçi do të vazhdojë të veprojë si opozitar dhe do të konsultohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Qëndrimet e Menduh Thaçit, ai vet i publikoi dje. Mendoj se ai ishte mjaftueshëm i qartë që të shihet, dhe krijohet përshtypje se ai do të vazhdojë të veprojë si opozitë dhe do të konsultohet, apo do të mbajë konsultime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”, tha mes tjerash Bilalli-Zendeli

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë deklaroi se ai dhe partia e tij nuk do të jenë më pjesë e Frontit Europian.

Ai gjithashtu theksoi se për momentin nuk e ka ndërmend të hy në qeveri dhe se nuk negocion me askënd

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy