Është golashënuesi më i mirë në Bundesliga, Liverpooli po e kërkon yllin egjiptian

by Nexhat

Omar Marmoush është futbollisti i momentit në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

Sulmuesi egjiptian është duke shkëlqyer me Eintracht Frankfurtin dhe është golashënuesi më i mirë në Bundesliga.

Liverpool raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush.

“Omar Marmoush është në listën e FC Liverpool. Reds po e monitorojnë nga afër situatën e tij”, raporton Florian Plettenberg.

“Ndërkohë, Eintracht Frankfurt dëshiron ta zgjasë kontratën e tij herët me një vit deri në vitin 2028. Pa një klauzolë lirimi”

“Prioriteti kryesor për klubin është të mbajë top-sulmuesin 25-vjeçar në dimër. 9 gola dhe 6 asistime në të gjitha garat deri më tani”, ka raportuar Plettenberg.

25-vjeçari ka shtatë vite në Gjermani, kur fillimisht iu bashkua Wolfsburgut, derisa tani vlera e tij ka arritur në 22 milionë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy