Heqja e ndalesës për mallrat serbe nga Qeveria Kurti, vjen reagimi nga Brukseli

by Nexhat

Bashkimi Europian ka mirëpritur vendimin e së hënës të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së importit të mallrave serbe.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se blloku mbështet tregtinë e lirë në mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në linjë me rregullat e CEFTA-s.

“BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s. Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe një pjesë integrale e Planit të Rritjes, që të dyja nënkuptojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha ai.

Qeveria e Kosovës erdhi deri te ky vendim pas disa negociatave të zhvilluara me zyrtarë gjermanë në prag të samitit të Procesit të Berlinit që mbahet më 14 tetor.

Ajo hoqi masën e ndalimit për mallrat serbe që hyjnë vetëm në pikën kufitare në Merdare, ndërsa për ta implementuar në tërësi, Kosova është në pritje të ardhjes së skanerëve që do t’ia sjellin vendet partnere në mënyrë që kontrolli të ejtë më i rreptë.

“Kur të na vijnë skanerët, atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por përderisa nuk na vijnë skanerët, ne do ta hapim vetëm një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar, pasi masat që kemi janë masa të sigurisë”, ka thënë dje Kurti.

Këtë lëvizje të Qeverisë e mirëpriti Gjermania, Franca dhe BE, si dhe po ashtu reaguan krerët e Serbisë që meritat ia lanë Gjermanisë.

Sipas Kurtit, masa kufizuese nuk ka qenë asnjëherë tregtare, por masë e sigurisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy