“Jam i shqetësuar”, legjenda e Real Madridit kritikon taktikat e Ancelottit këtë sezon

by Nexhat

Legjenda e Real Madridit, Guti nuk është shumë i kënaqur me taktikat që po shikon nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, këtë sezon.

Real Madridi nuk ka bindur ende plotësisht këtë sezon dhe kjo ka bërë që trajneri dhe ekipi të marrin kritika nga një legjendë e klubit

“Jam i shqetësuar për lojën e Real Madridit. Fokusi është shumë te Mbappe sepse kishte shumë pritshmëri ndaj tij, shiriti ishte shumë i lartë”, ka thënë fillimisht Guti në një intervistë.

“Tani, e gjithë loja e Real Madridit përmblidhet nëse Mbappe po luan mirë apo jo”.

“Mendoj se Mbappe është në një ekip që nuk luan mirë. Nëse skuadra nuk luan mirë, është shumë e vështirë që një lojtar i vetëm t’i bëjë gjërat mirë. Ky është realiteti”.

“Taktika e Ancelottit? Nuk e kuptoj. Ka pasur vetëm një ndryshim, që ishte Mbappe për Kroos dhe skuadra nuk funksionon. Ky është realiteti, realiteti është që skuadra nuk funksionon”.

“Ata i fitojnë ndeshjet sepse ka aq shumë cilësi në ekip, sa në fund, në detaje të vogla, Real Madridi fiton ndeshje, por ndeshjet nuk kanë qenë të mira”, përfundoi legjenda e Los Blancos.

Guti ende beson se Real Madrid ka skuadrën më të mirë që ka pasur që nga Galacticos. Los Blancos kanë fituar 8 nga 12 ndeshjet e para të sezonit, duke barazuar tre dhe duke humbur një.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy