Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo Yahya Sinwar

by Nexhat

Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë “afërsisht” aq të vështira dhe të pazgjidhshme sa në Lindjen e Mesme.

Hoseph, duke folur në forumin “Zgjedhjet Presidenciale Amerikane 2024 – Me rëndësi vendimtare për hemisferën perëndimore dhe Serbinë”, që u organizua në Beograd, tha se serbët duhet të jenë të lumtur që e kanë fqinj Albin Kurti e jo liderin e Hamasit, Yahya Sinwar

“Duhet të jeni të lumtur që fqinji juaj është (Kryeministri i Kosovës Albin) Kurtin dhe jo Yahya Sinwar dhe të çmendurit e tjerë atje”, tha Joseph në një lidhje online në forumin që u organizua në Beograd,

Siç raporton “Danas“, Hopkins theksoi se administrata e presidentit amerikan Joseph Biden humbi mundësinë për të rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Nëse kandidatja demokrate Kamala Harris fiton zgjedhjet e ardhshme, Ballkani edhe më tej nuk do të jetë në krye të agjendës së saj për shkak të situatës së komplikuar në botë, por që administrata mund të ndryshojë qasjen e saj”, tha Joseph.

Profesori universitar Johns Hopkins theksoi se pas Banjskës, askush në Departamentin e Shtetit nuk ka iluzion se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është aleati i tyre dhe se ata kanë mirëkuptim për njëri-tjetrin vetëm për shkak të municioneve për Ukrainën dhe litiumin.

Ai shtoi se SHBA-të mendojnë se nuk është vetëm Kurti problem në Ballkan, por edhe Beogradi dhe se situata në rajon është përkeqësuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy