Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar në rrejtet sociale se sot e marte, në orarin dhe vendin e punës, ka ndërruar jetë drejtori i administratës të së njëjtë ministri.
Në postimin tij ministri tregon se Nazmi Halimi është karakterizuar si njeri i qetë, modest dhe me pakë fjalë.
Postimi i ministrit:
Nga kolegët u njoftova se drejtori i administratës së MAPL-së, Nazmi Halimi, ka ndrruar jetë, në vendin e punës, sot gjatës ditës, me datë 08 tetor.
Ai ishte bashkëpuntorë dhe i qetë, gjithmonë modest dhe fjalë pak, në këto momente qëndrojmë afër familjes për t’i ngushëlluar për humbjen e më të dashurit të tyre.
Ngushëllime familjës dhe kolegëve!
Sipas burimeve të redaksisë, Nazmi Halimi ishte nga Podujeva, ka qenë një figurë e shquar e kombit, ka dhënë kontribut të madh për çështjet kombëtare në kohët më të vështira. Ai ka pasur një mendje të ndritur, ishte shumë i informuar dhe i artikuluar dhe i thellë në analiza gjeopolitike. Ka qenë deputet i Parlamentit të Kosovës në kohën e okupimit, për shumë vite ishte nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane ku edhe e ka dhënë kontributin e tij politik për shumë vite.
Redaksia e portalit informim.net shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, miqëve, bashkëveprimtarëve dhe shoqërisë së gjërë për humbjen e veprimtarit Nazmi Halimi.