Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka konfirmuar se kontrata aktuale për furnizim më ushqim për FSK-në është duke u trajtuar nga mekanizmat e Ministrisë. Ai ka thënë se fokusi i tyre është që të gjejnë zgjidhje afatgjate për ushqimin e FSK-së.
“Për dy pikat specifike të shërbimi dhe furnizimi me ushqim aktualisht jemi në koordinim edhe në punë e sipër për të zgjidhur çështjen e ushqimit. Kontrata aktuale është objekt i trajtimi nga mekanizmat e MB. Fokusi ynë është që të ndërtojmë një koncept të ri që do të ofrojnë zgjidhje afatgjate”, ka thënë ministri.
“Jemi në një situata më të vështirë në këtë muaj për shkak të kontratës. Arsyet pse kanë ardhur deri këtu është për shkak të tej zgjatjes në aspektin e viteve të problemit të furnizim të qëndrueshëm me ushqim. Kjo ka bërë që të shikojmë që të vijmë në një zgjidhje afat gjatë për ushqim”, ka thënë Ministri.
Sas i përket zhvillimeve tjera, ministri maqedonci ka treguar se në vitin 2024, janë larguar vullnetarisht 119 ushtare të FSK-së. Pastaj ka treguar se FSK-ja ka marr pjesë në 12 ushtrime ndërkombëtare. Në proces e kemi rekrutim e 300 ushtarakëve, dhe kemi një interesim të i madh të të rinjve që t’i bashkohen FSK-së.
”Kemi statistika të largimit, janë 9 arsye pse largohen ushtarët. Në këtë vit 119 vetë që kanë kërkuar vullnetarisht largimin nga FSK-ja”, ka thënë ai.
Arife Halili, u.d e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në MB, tha se 217 pjesëtarë të FSK janë larguar, duke përfshirë edhe rastet e pensionimit, rastet e vdekjeve edhe çështje të tjera.“Numri me i madh i të larguarve ka qenë në vitin 2018-2023-2024. Bazë të deklarimeve 80 për qind është migrim jashtë vendit dhe bashkim familjarë. 217 është me pensionime, vdekje e të tjera”, ka thënë ajo.