‘Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe’/ Meta: Përballja me regjimin, e vetmja rrugë për të vendosur rendin kushtetues

by Nexhat

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, duke folur për protestën e opozitës, tha se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe

Meta theksoi se përballja me regjimin është e vetmja rrugë për të vendosur shtetin e së drejtës. Ai tha se arrestimet në protestë janë politikë, duke shtuar se zemërata e popullit vetëm rritet

banner

Ilir Meta: Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj

Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë. Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje. Ne i bashkohemi çdo përpjekje për të rivendosur rendin kushtetues, që aktualisht është përmbysur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy