Mes ngjarjeve tensionuese për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit, ka gjithashtu lajme për zhvillime të ashtu quajtura “Revolucion i Jezusit”. Një numër i paprecedentë i muslimanëve po zgjedhin të braktisin islamin dhe të ndjekin Krishtin, veçanërisht në Iran ku njerëzit po kërkojnë një jetë më të mirë.
Iranianët janë lodhur nga Ajatollahët dhe një komb i udhëhequr nga premtimet sipas tyre boshe të teokracisë së tyre islamike. Një sondazh i brendshëm anonim zbuloi se 80% tani preferojnë një qeveri demokratike dhe shumë po largohen nga Islami.
“Ne jemi një vend me një nga normat më të larta të varësisë nga droga në botë. Ne jemi një vend ku korrupsioni është i shfrenuar. Jemi një vend ku më shumë se gjysma e njerëzve jetojnë nën kufirin e varfërisë,” shpjegoi Todd Nettleton i The Voice of Martyrs (VOM).
“Dhe populli i Iranit e ka kuptuar këtë dhe kanë filluar të reflektojnë: ‘Prisni një minutë. Nëse kjo është ajo që na ka sjellë Islami në 45 vitet e fundit, ne nuk jemi të interesuar të vazhdojmë. Ne duam të dimë se cilat janë opsionet e tjera.”
Sipas Nettleton, Zëvendës President i Porosive në “VOM”, opsioni i besimit që Iranianët po e zgjedhin më shumë është Jezusi, me të paktën një milion muslimanë që thuhet se e kanë lënë Islamin për të përqafuar Krishterimin.
Tani po shtrohet pyetja si do të veprojë regjimi i Iranit ndaj kësaj lëvizje ku 50,000 nga 75,000 xhamitë e vendit janë raportuar tani të mbyllura?
“Kjo nuk është diçka që po e bën të lumtur regjimin. Dhe në të vërtetë, në shumë mënyra, ata po kërkojnë të forcojnë pushtetin e tyre dhe të shtypin çdo lloj mospajtimi”, tha Nettleton. “Ne kemi dëgjuar histori të shumta këtë vit lidhur me studimin e Biblës, tregohet se një kishë në shtëpi është bastisur. Të gjithë atje janë fotografuar, të gjithë atje merren në pyetje. Por më pas drejtuesi i takimit mbahet. Ata arrestohen. Ata ndalohen, ata futen në burg”.
Për më tepër, Nettleton tregon se anëtarët e familjes dhe miqtë e atyre që braktisin Islamin janë më tolerantë se qeveria për largimin nga Islami.
“Ata kanë një lloj qëndrimi: ‘Okej, nëse keni gjetur diçka që funksionon për ju, nëse është Jezusi ose nëse është ateizëm ose nëse është çfarëdo qoftë, nëse funksionon për ju… dhe ti je i bindur që Islami nuk funksionon, atëherë Jam i lumtur që gjete diçka që funksionon”, kështu janë reagimet e familjarëve, shpjegon Nettleton.
“Unë mendoj se ajo që po ndodh në Iran është në të vërtetë përfaqësuese e asaj që po ndodh në botën islame,” tha Don Shenk, drejtor ekzekutiv i Ministrisë së Tide.
Ai shpjegon se si muslimanët po përjetojnë ëndrra dhe vizione, duke i bërë shumë të gjejnë qëllimin dhe një kuptim të ndryshëm të Zotit.
“Ne marrim përgjigje nga dëgjuesit tonë që thonë, e dini, tani e kuptoj që Zoti më do. Deri tani, gjithmonë kam menduar se Zoti donte të më ndëshkonte,” shpjegoi Shenk. “Dhe unë mendoj se ka një zgjim që po ndodh në të gjithë botën muslimane, jo vetëm në Iran.”
Shenk thotë se transmetimet radiofonike të Ministrisë Tide po marrin përgjigje pozitive në Afganistan, ku talebanët paraqesin rrezik të madh për ata që kërkojnë informacion nga të krishterët e fshehtë brenda vendit.
“Po, ka shumë dyshime”. “Unë do të takohem me këta njerëz dhe do të ndaj me ta që tani jam një besimtar, “A janë ata vërtet besimtarë të vërtetë apo thjesht po përpiqen të identifikohen të tillë?”, tha ai.
“Kjo është më shumë se thjesht të dëbohesh ose të mohosh nga familja jote. Është në fakt kërcënim me vdekje. Pra, të pranosh një jetë të re në Krishtin do të thotë të pranosh mundësinë që jeta jote të përfundojë në këtë botë.”
Krishterimi po përhapet gjithashtu në Jemen, ku Projekti Joshua raporton se rritja e krishterë është pothuajse dyfishi i mesatares globale.
Në vendin fqinj, Nettleton sheh monarkinë e Arabisë Saudite duke u bërë pak më tolerante ndaj të krishterëve dhe kishave të tyre.
“Pa dyshim, kjo nuk nënkupton se ata po e presin me krah hapur këtë lëvizje. Por e kanë kuptuar se mund të ndodhë, se edhe këtu në Arabinë Saudite mund të ketë të krishterë” shpjegoi ai. “Dhe ndoshta kjo nuk është edhe aq keq. Ky është një ndryshim i mirë krhasuar me atë që ishte para 10, 15 ose 20 viteve më parë.”
Po ndodh një lëvizje e Shpirtit të Zotit që sjell ndryshim që përfundimisht mund të transformojë jo vetëm Iranin, por të gjithë Lindjen e Mesme.
Lexo shkrimin origjinal: https://cbn.com/news/world/irans-jesus-revolution-mosques-close-1-million-muslims-accept-christ