PSD nuk garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, Molliqaj: S’e kemi mbështetjen e duhur, refuzuam rrugën e dobët të koalicioneve

by Nexhat

Partia Socialdemokrate nuk do t’i hyjë garës së 9 shkurtit.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, që tha se të dielën kanë mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues ku kanë vendosur për “hapat e ardhshëm të veprimit politik”.

Molliqaj ka thënë se do të jenë prezent në ambientin politik e elektoral por jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës.

Ai ka shtuar se alternativa politike që e përfaqëson PSD nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në kuvend.

Molliqaj ka thënë se kanë refuzuar “rrugën e dobët të koalicioneve”.

“Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend. Kështu, kemi vendosur ta refuzojmë rrugën e dobët të koalicioneve ku  bindjet do të na lakoheshin, por edhe fatin që na e paracakton probabiliteti që gjithsesi është brenda popullizmit të këtij momenti. Kosova rrezikohet prej popullizmit me prirje autoritare të partisë në pushtet. Por përgjigja për këtë regjim politik e diskursiv nuk është “djali i mirë” e “normal” me higjienën e fjalorit politikisht korrekt. Ky opcion, nën petkun e racionalitetit, edhe në Kosovë si gjithkund tjetër, përfaqëson pushtetet e kaluara ku ligjin e bënte kapitalizmi grabitqar.”

Kreu i PSD’së ka thënë se shpresa që duan të ndërtojnë është “kalitja që sjellë veprimi yt dhe jo faktorët jashtë”.

“Në vend të votës, duam të japim shembull aktivizmi. Shpresa që duam të ndërtojmë është kalitja që ta sjell veprimi yt, dhe jo faktorët nga jashtë. Fluska e aktivitetit opozitar duhet të bëhet mësim. Kështu do të ndërtohet një trajektore tjetër, me notat e momentet e veta, edhe përtej edhe përkundër kohës e hapësirës së këtij pushteti.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy