Specialja për lirimin e mundshëm të Jakup Kransiqit pas vdekjes së vëllait: Njoftojmë në faqe nëse ka diçka

by Nexhat

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka thënë për Gazetën Express se s’ka kurrfarë zhvillimi lidhur me lirimin e mundshëm të Jakup Krasniqit pas rastit të vdekjes së vëllait.

E pyetur nëse Krasniqi do të lirohet përkohësisht, Griep ka sqaruar se bazuar në kornizën ligjore, Dhomat e Specializuara i lejojnë personat e ndaluar që të bëjnë kërkesa tek panelet kompetente kur ka arsye bindëse njerëzore dhe paneli vendos për kërkesa të tilla.

banner

“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, ka thënë Griep për Gazetën Express.

Vëllai i Jakup Kransiqit. Azem Krasniqi ka vdekur para 3 ditësh. Ai është varrosur në Negroc më 6 tetor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy