Sveçla njofton për nisjen e hyrjes së mallrave nga Serbia, thotë se do të ketë kontrolle manuale

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dalë me njoftim për pikëkalimin kufitar në Merdar ku nga sot mallrat që hyjnë nga Serbia do të kontrollohen.

Sveçla ka thënë se Merdari do të jetë i hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë derisa të funksionalizohen skanerët me rreze X

banner

Ai ka shtuar se pikat tjera me Serbinë do të hapen pasi skanerët të funksionalizohen nëpër pikat tjera kufitare.

“Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare.”

Sveçla ka thënë se transportuesit e mallrave duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës.

“Transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.”

Dje është marrë vendimi që masa e sigurisë ndaj mallrave serbe të ndryshohet në kontroll të shtuar pas presionit të Gjermanisë për CEFTA’n

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy