Vendimi i fortë për protestën e opozitës! Këlliçi: Do të zhvendosemi para…

by Nexhat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e Partisë Demokratike do të përshkallëzohet duke nisur nga java tjetër.

Ai tregoi se një nga idetë e diskutuara si hap i radhës është që protesta të zhvendoset edhe para Parlamentin Evropian për të ndërgjegjësuar cilindo eurodeputet apo zyrtar evropian për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Sot kemi pasur një mbledhje të drejtuesve politikë të 12 qarqeve në selinë e PD për të përcaktuar hapat e mëtejshëm, ka një vendimmarrje të qartë që aksioni duhet të jetë permanent, duhet të vijojë duke nisur nga java tjetër, pra nuk do të presim muaj për të vepruar. Është ende në diskutim a do vijojë në Tiranë  apo edhe në qarqe të tjera se ka pasur kërkesë të drejtuesve në qarqe, por ka edhe një ide shumë të qartë që unë e mbështes, që protesta të zhvendoset para PE, ku deputetë e PD që janë përjashtuar për shkak të një rregulloreje qesharake për 2 muaj dhe ditë të tëra të zhvendosim protestën bashkë me shqiptarët e Brukselit për të ndërgjegjësuar cilindo eurodeputet për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria”, tha Këlliçi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy