A genjeu Xhelal Sveçla publikisht kur tha që Berat Buzhala ka pronë në veri?, Armend Muja: Sveçla supozoj që do ta justifikojë deklaratën e tij

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është pyetur në “Pressing” të T7, për deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili javën e kaluar ka thënë se gazetari Berat Buzhala ka pronë në veri të Kosovës.

Muja ka supozuar se Sveçla mund të ketë justifikime që e dëshmojnë atë deklaratë.

“Ministri i Punëve të Jashtme e bëri atë deklaratë, edhe po supozoj që është gjendje me prodhu justifikim që e dëshmojnë atë”, ka thënë Muja në “Pressing”.

Përndryshe, Sveçla ka akuzuar edhe të tjerë për prona në veri, deklaratë që bëri bujë në opinionin publik.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka akuzuar kategori të ndryshme shoqërore si politikanë, biznesmenë e gazetarë për lidhje për lidhje me struktura serbe në veri.

Ndërsa, sot është publikuar në media një audio-inçizim i radhës për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy