Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se një person me inicialet R.J. është arrestuar në Zveçan për armëmbajtje pa leje.

Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi, përfshirë një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta, një xhaketë ushtarake me emblemë të Republikës së Serbisë, fitil eksploziv pa ndezës dhe rreth njëqind gramë barut.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të prokurorit. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të tjera detaje të këtij rasti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy