Arrihet kompromisi, dalin pagat e mësimdhënësve të Vitisë

by Nexhat

Mësimdhënësit e Komunës së Vitisë sot i janë drejtuar bankave për tërheqje të mjeteve të pagës.

Pas ditësh të hedhjes së fajit nga Ministria e Financave te Komuna e Vitisë dhe anasjelltas, sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit të kësaj komunë, të cilët ishin të vetmit që kishin mbetur jashtë listës të pagesës.

banner

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për Klankosova.tv deklaroi se nuk e kishte ndalur asnjëherë dialogun me Ministrinë e Financave.

“Jemi shtyrë politikisht pa nevojë. Çështja ka qenë puro politike, prej ministrit drejtpërdrejt, për kontratë kolektive. I kemi thënë që po i bankroton komunat, se kontrata duhet të rimbursohet nga ana e nënshkruesit, e që është qeveria dhe jo komunat”.

“Thesari i ka ekzekutuar pagesat, në dëm të komunës, janë duke e prishur strukturen buxhetore. Ministria duke ngulur këmbë që nuk janë çështje të tyre, për ta mbuluar gabimin e tyre për rimbursimin, pra ministria duhet t’i rimbursojë mjetet për kontrate kolektive”, deklaroi Haliti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy