Prokuroria Speciale gjatë kësaj jave kishte zbritur në Ministrinë e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në faljen e borxheve të ujit.
Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën, se Izedin Bytyçin, një nga të shoqëruarit në polici nuk e njeh – dhe nuk është kuadër i Vetëvendosjes.
“Unë u informova jde për Izedin Bytyqin, ç’është e vërteta unë nuk e njoh, nuk është kuadër i joni. Me shumë gjasë është kuadër që ne i kemi trashëgu. Nuk e di për çfarë është pretendimi”, ka thënë Muja.
Ndryshe, Muja ka thënë se raportet thonë që në Kosovë ka ulje të nivelit të korrupsionit, si në perceptim, ashtu edhe në ballafaqimet e qytetarëve