Dyshja e Kosovës, Dellova dhe Krasniqi vizituan ish klubin e tyre Ballkanin  

by Nexhat

Dy lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, sot gjatë kohës së lirë kanë vizituar ish klubin e tyre Ballkanin. 

Klubi është ndarë i lumtur që dyshja i kanë vizituar, duke iu uruar sukses për ndeshjet e radhës ndaj Lituanisë dhe Qipros

Dellova nga Ballkani kaloi te CSKA Sofja, ndërsa Krasniqi te Cluj, por aktualisht luan te Sparta Praga.  

“Kishim kënaqësi që sot skuadra u vizitua nga dy ish-futbollistë tanë, të cilët kanë dhënë shumë për fanellën e FC Ballkanit”.  

“Dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, qëndruan për ca kohë pranë ish-bashkëlojtarëve të tyre dhe futbollistëve të tjerë të ekipit”.  

“Këta djemë të jashtëzakonshëm që suksesshëm po paraqiten në skuadrat evropiane ku tani luajnë, me punën e madhe që klubi ynë e ka bërë në vazhdimësi, kanë krijuar mundësi jo vetëm për vetën por edhe për gjeneratat e reja, për ta ndjekur rrugën e tyre”

“FC Ballkani i dëshiron Delloves dhe Krasniqit suksese me reprezentacionin shtetëror në ndeshjet e muajit tetor, ku Kosova përballet me Lituaninë dhe Qipron”, shkruhet në komunikatën e klubit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy