E konfirmon Prokuroria: Zëvendësministri Tafarshiku po voziste i dehur kur goditi me veturë zyrtare 15 vjeçarin

by Merita

Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e shkaktuar nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Nga prokuroria e kanë konfirmuar se zëvendësministri Tafarshiku po e ngiste veturën në gjendje të dehur dhe se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se është inicuar rast për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 të KPRK-së. I dyshuari është intervistuar në stacioni policor, të dëmtuarit i është dhënë ndihma mjekësore ku ka rezultuar se ka pësuar lëndim të lehtë trupor. Rasti është në hetime dhe është duke u trajtuar në procedure të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjakovës për Reporteri.net.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy