Gazment Bardhi: Nesër do të jemi në seancë! Mund të na vënë përballë policinë e ushtrinë, por…

by Nexhat

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Kreu i grupit Gazment Bardhi ka deklaruar se aksioni opozitar do të vijojë, ndërsa ka siguruar se nesër, pavarësisht pengesës që mund t’u vihet përpara, do të jenë në seancë

“PD e konsideron veprimin e Mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi i papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër do të jemi në seancë plenare.
Grupi do të jetë nesër në seancë. Rama mund të na vërë përballë ushtrinë e policinë, por një Kuvend në një vend kandidat për në BE që pengon deputetët e opozitës të hyjë në vendin e punës, shfaq në sytë e të gjithëve tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Rama”, tha ai

Kujtojmë se në dy seancat e fundit plenare, opozita ka shkaktuar tensione. Të hënën e kaluar deputetët dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, ndërsa të enjten deputetët e PD nuk u lejuan të hyjnë në godinë, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për pezullimin e 24 deputetëve të PD, për periudha të ndryshme kohore

Kjo shkaktoi trazira dhe përplasje mes deputetëve të PD dhe Gardës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy