GJAKOVË/1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që u kap me lëndë narkotike

by Nexhat

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit E.Ll që u kap me lëndë narkotike.

Atij më 7 tetor i ishin sekuestruar mbi gjysmë kilogrami narkotikë, 500 euro, një telefon dhe një peshore digjitale.

Sipas kërkesës, “Më datën 07.10.2024 rreth orës 15:00 në Gjakovë rr. “Ç.”, nga bastisja dhe kontrolli  brenda në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një (1) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 0.9 gr, njëzet e shtatë (27) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 34 gram, shtatëdhjetë (70) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 100 gram, një (1) qese plastike me substancë narkotike në peshë prej 534 gram të gjitha të dyshuara për narkotik të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 668.9 gram, si dhe të holla në vlerë prej 500 euro, një telefon dhe një peshore digjitale, të gjitha të sekuestruar në vendin e ngjarjes, respektivisht në shtëpinë e të pandehurit nga hetuesit policor”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy