Hasani: Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë për zhvillimet politike në Maqedoni

by Nexhat

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani tha se Fronti Europian është stabil dhe nuk ka shenja destabilizimi, që siç tha, pavarësisht se disa të tjerë duan që të ketë eksplodim të madh.

Hasani tha se të tjerët nuk duhet gëzuar se dikush del nga Fronti ndërkohë që shtoi se, shkatërrimi i FE nuk është në favor të shqiptarëve

banner

“Unë mendoj dhe jam i sigurt se Fronti Europian është stabil për momentin dhe nuk shoh asnjë shenjë të destabilizimit dhe përkundër dëshirave të dikujt dikujt që të ndodhë një eksplodim i madh në FE, unë mendoj se kjo punë nuk na shkon në favor të shqiptarëve që të shkatërrohet Fronti Europian dhe tjerët mos të gëzohen pse Menduh Thaçi ka ka dalë nga Fronti ose del një ose dy veta. Misioni është kombëtar nuk është individual”, tha Ilir Hasani në “Daily Click”

Hasani tha se çështja e integrimeve evropiane është në duart tona. Ai tha se nevojitet një marrëveshje në mes aktorëve politikë në vendin tonë për ndryshimet kushtetuese.

“Të gjithë partitë politike duhet të ulen dhe të kenë një qëndrim. Ndryshimet kushtetuese janë i vetmi kusht për të vazhduar mëtej. Le t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe nëse gjatë rrugës për në BE na del ndonjë pengesë tjetër, atëherë t’u themi se të gjitha vendimet do t’i kthejmë. Kushtetuta është në dorën tonë dhe mund ta ndryshojmë përsëri”, tha Hasani.

Ai tha se është i shqetësuar edhe nga neglizhenca e faktorit ndërkombëtare, të cilët për momentin janë indiferent. Faktori ndërkombëtar, siç tha Hasani, nuk po reagon edhe pse po e shikojnë se Maqedonia por nderon diskurs

Hasani tha se për eurointegrimet evropiane dhe demokratizimin e shtetit nuk mund të ketë kompromis.

Hasani thotë se pasiviteti i VLEN-it në këtë qeveri po dëmton kauzën shqiptare.

Deputeti i Frontit Europian tha se ligji për veting është dorëzuar në vitin 2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mirëpo nuk ka gjetur mbështetje as nga LSDM dhe as nga OBRM-PDUKM

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy