Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij muaji në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë, që luhet të shtunën në Kaunas.
Përzgjedhësi Franco Foda edhe në këtë seancë është përqendruar në aspektet taktike, të cilat synon t’i zbatojë në këtë ndeshje
I gjithë grupi ka qenë i plotë, përveç portierit Aro Muric
Aro Muric, për shkak të një lëndimi të lehtë, sërish nuk është përfshirë në stërvitje, ndërsa Leart Paçarada ka marrë pjesë vetëm në pjesën e parë të stërvitjes dhe më pas ka vazhduar me ushtrime më të lehta nën kujdesin e trajnerit të fitnesit