Media propaganduese ruse në Serbi: Vuçiq nuk nënshkruan asnjë dokument në Dubrovnik, nëse aty nënshkruan edhe Vjosa Osmani

by Nexhat

Media propaganduese ruse në Serbi, Sputnik ka lëshuar një propagandë të re.

Sipas spekulimeve të Sputnikut, aktivitetet diplomatike të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit arritën t’a largojnë pikën për vendosjen e detyrueshme të sanksioneve kundër Rusisë nga teksti i përbashkët që pjesëmarrësit e Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore duhet të nënshkruajnë sot në Dubrovnik.

banner

Bëhet fjalë për samitin e sotëm Ukrainë – Evropë Juglindore.

Dezinformomi i medias ruse që ka shtrirje të madhe në Serbi, nuk ndalet këtu. Sipas propagandës së Sputnik në burime diplomatike pranë Samitit në Dubrovnik, termi “pushtimi i Krimesë” u hoq nga dokumenti me insistimin e presidentit serb.

“Gjithashtu, për shkak të luftës diplomatike të Serbisë, nga teksti i propozuar është hequr fjalia për “mbështetje të detyrueshme ushtarake për Ukrainën””, spekulon mediumi.

Mediumi në fjalë, ka lëshuar edhe një spekulim rreth Kosovës dhe pjesëmarrjes së presidentes kosovare Vjosa Osmani në këtë samit.

Sputnik shkruan se Serbia sigurisht nuk do ta nënshkruajë këtë dokument në Dubrovnik nëse nën të nënshkruan edhe Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy