Mustafa: Bastisjet e arrestimet e fundit tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie

by Nexhat

Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, tha se bastisjet dhe arrestimet e fundit, tregojnë për korrupsionin e thellë në Qeverinë Kurti.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online, shtoi se Qeveria dhe udhëheqësit e saj bartin përgjegjësinë e plotë të korrupsionit që po ndodh nën mbikëqyrjen e tyre.

banner

Sipas tij, është koha që Kosova të ketë lidership që punon seriozisht për zhdukjen e korrupsionit dhe për të mirën e qytetarëve.

“Të gjitha këto bastisje dhe arrestime, përfshirë edhe ato të djeshme tregojnë për korrupsionin e thellë në këtë Qeveri. Natyrisht kjo nuk ka të bëjë vetëm me një ministri sikur ajo e djeshmja apo vetëm me disa individë por ka të bëjë me shtrirjen e gjerë të korruspionit në këtë Qeveri. Kjo Qeveri dhe udhëheqësit e saj bartin përgjegjësinë e plotë të korrupsionit që po ndodh nën mbikëqyrjen e tyre”.

“Kjo Qeveri dhe udhëheqësit e saj nuk do duhej të fshiheshin prapa arsyetimeve të ndryshme apo të tentonin të iknin kësaj përgjegjësie por do duhej të punonin çdo ditë për çrrënjosjen e korrupsionit. Natyrisht, qytetarët e Kosovës meritojnë shumë më mirë dhe është koha që Kosova të ketë lidership që punojnë seriozisht për zhdukjen e korrupsionin dhe për të mirën e qytetarëve”.

“Jemi vazhdimisht duke i shpërfaqur të gjitha aferat korruptive në këtë qeveri, natyrisht në bashkëpunim me mediat dhe organet e rendit dhe ligjit por mbi të gjitha me qytetarët e vendit me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’ua bërë të qartë për korrupsionin e thellë dhe të gjerë në këtë Qeveri”, ka thënë Mustafa. /EO/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy