Një klub po punon intensivisht për transferimin e dyshes Salah-De Bruyne

by Nexhat

Elita e futbollit anglez, Liga Premier mund të mbetet së shpejti pa dy yjet ndër më të mëdhatë si Mohamed Salah dhe Kevin de Bruyne.

Të dy futbollistët janë futur në vitin e fundit të kontratave me klubet e tyre si Liverpool dhe Man City dhe largimi i tyre duket i pashmangshëm

banner

Megjithatë dy ish-futbollistët e Chelseat mund të bëhen sërish shok skuadre si në kohën e Stamford Bridges, ku kësaj radhe kanë oferta nga klubi amerikan San Diego FC.

Mohamed Mansour, pronar i klubit amerikan që do të hyjë në MLS në vitin 2025, është i vendosur të ndërtojë një ekip të nivelit të lartë që mund të konkurrojë për tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Transferimi i anësorit meksikan Hirving Lozano nga PSV prej janarit është vetëm një shembull që tregon synimin e madh të klubit për të sjell në radhët e tyre figura të mëdha të futbollit botërorë.

Dy futbollistët kanë oferta të shumta si nga Evropa ashtu edhe nga klubet arabe, por San Diego FC po tenton t’i bind ata me një projekt mbresëlënës për t’i marrë në MLS.

Synimi i klubit amerikan është që t’i transferojë dyshen gjatë janarit, edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë pasi si Salah ashtu edhe De Bruyne kërkojnë që të përfundojnë sezonin me klubet e tyre Liverpool dhe Man City.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy