Pilula që imiton efektin e vrapimit pa u munduar

by Merita

Studiuesit në Danimarkë kanë zhvilluar një ilaç të ri, i cili imiton efektin që kanë ushtrimet fizike në shëndetin trupor, pa lëvizur asnjë muskul.

Studimi që u publikua në Journal of Agricultural and Food Chemistry, thotë së ilaçi prodhon të njëjtat përfitime shëndetësore që ofron vrapimi në distanca të mëdha, shkruan New York Post.

banner

Ilaçi, që aktualisht quhet “LaKe”, ka treguar rezultate tek minjtë e laboratorit, të cilët pasi e morën ilaçin liruan toksina dhe iu forcua zemra.

“Kemi zhvilluar një molekulë që imiton përgjigjet trupore ndaj ushtrimeve dhe mos ngrënies. Në praktikë, molekula e shpie trupin në një gjendje metabolike që korrespondon me vrapim prej 10 kilometrash me shpejtësi të madhe dhe stomak të zbrazët”, ka thënë doktori Thomas Poulson, udhëheqës i studimit.

Pas ushtrimeve, zakonisht trupi hyn në një fazë inflamatore, ku rritet niveli i ketoneve dhe laktimit (lirimi i kripërave të acidit laktik).

Për më shumë, kur hormonet që injorojnë urinë rriten, kjo gjë bën që të lirohen yndyrat e tepërta nga rrjedha e gjakut, gjë që mbron nga rreziqet si sëmundjet e zemrës, sulmi, diabeti i tipit 2 dhe përshpejton sistemin riparues të organizmit.

“American Heart Association” ka deklaruar se një e treta e amerikanëve kanë tre apo më shumë faktorë rreziku që kontribuojnë tek sëmundjet e zemrës, veshkave dhe problemeve të metabolike si diabeti.

Laktimi ndihmon funksionin metabolik. Ndërkohë, ketonet prodhohen nga mëlçia dhe lirohen në çdo kohë që trupi fillon ta konvertojë yndyrën në energji, pas një periudhe të gjatë përpjekjeje, përgjatë mosngrënies apo kur organizmi ka mungesë të karbohidrateve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy