Shëndetësia, ekonomia dhe punësimi: Hamza merr sygjerimet e qytetarëve në Kamenicë për përgatitjen e programit zgjedhor

by Nexhat

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori me qytetarë të Komunës së Kamenicës.

Hamza po ndjekë këtë formë krejtësisht të re, jotradicionale për ta hartuar programin e tij qeverisës, në mënyrë që ai t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve të Kosovës dhe të jetë sa më gjithëpërfshirës

banner

Ai po udhëton nëpër qytetet e Kosovës për të bashkëbiseduar me ta, për t’i dëgjuar kërkesat dhe sygjerimet e tyre,

“Programi nuk duhet me qenë për kabinetin e ministrave, as për deputetë. Programi duhet me qenë për qytetarët. Nëse ne arrijmë t’i adresojmë brengat e qytetarëve, preokupimet e qytetarëve, ne ia kemi dalë”, ka thënë Hamza në takim me qytetarët e Kamenicës.

Hamza paraprakisht ka zhvilluar punëtori të tilla me qytetarët në Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy