Trepça pëson në Francë

by Nexhat

Kampionia e Kosovës, Trepça ka zhvilluar ndeshjen e parë në këtë edicion të grupeve në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit pësuan nga JDA Bourgogne Dijon me rezultat 118:73 (34:27, 28:12, 28:15, 28:19), përballje që u zhvillua në Francë.

banner

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe fituan çerekun e parë 34:27, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 62:39.

Skuadra franceze ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, për të fituar në fund 118:73.

Mikaile Tmusiq shënoi 22 pikë për ‘Xehetarët’.

Tani mitrovicasit do të kenë tri ndeshje si vendas: MHP Riesen Ludwigsburg më 16 tetor, Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy