Qeveria e Kosovës ka pranuar që të largojë kufizimet ndaj mallrave serbe, pasi Kosova është akuzuar se ka shkelur marrëveshjen e CEFTA’s.
Kosova ishte bërë pjesë e CEFTA në vitin 2006, akoma pa u shpallur pavarësia e Kosovës. Kështu në emër të Kosovës kishte nënshkruar UNMIK’u.
Tashmë ka ndodhur ndryshimi, Kosova do të përfaqësohet pa UNMK’un. E pas marrëveshjes për CEFTA ka reaguar UNMIK’u.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, merr parasysh një marrëveshje të arritur më herët sot mes palëve të CEFTA-s, përfshirë UNMIK-un, për miratimin e një vendimi për ndryshimin e Komitetit të Përbashkët të Rregullores së Punës. UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot. Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve novator në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon”, thuhet në njoftim e UNMIK’ut
Në opionin publik kosovar është kritikuar kryeministri Kurti për mënyrën sesi e hapi vendin për produkte të Serbisë, gjë që e kishte kundërshtuar vazhdimisht