Zbardhet agjenda e vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë

by Nexhat

Euronews Albania ka siguruar agjendën e vizitës së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Tiranë ditën e enjte, më datë 10 tetor.

Me të mbërritur në Shqipëri, Erdogan pritet të takohet në orën 11:30 me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, për të diskutuar mbi çështje bilaterale.

Pas përfundimit të takimit mes dy krerëve të shteteve, do të mbahet Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë. Në këtë mbledhje, liderët do të shqyrtojnë projekte të përbashkëta dhe do të diskutojnë strategjitë për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia, siguria dhe kultura.

Pas mbledhjes, do të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve të reja që synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Në përfundim të takimeve, Erdogan dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të japin një deklaratë për mediat.

Aktivitetet e planifikuara:

  • 11:30 – 11:40: Ceremonia e pritjes në Presidencë
  • 11:40 – 12:40: Takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj
  • 12:40 – 13:40: Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë
  • 13:40 – 14:00: Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
  • 14:00 – 14:30: Deklaratë për mediat nga Erdogan dhe Rama
  • 16:30 – 17:30: Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy