Klubi prizrenas nga Liga e Parë, Liria ka njoftuar emërimin e trajnerit nga Shqipëria, Bledar Devolli, në krye të skuadrës.
Para disa ditësh klubi prizrenas mbeten pa shef të shtabit teknik, pasi Granit Begolli njoftoi largimin
Megjithatë, drejtuesit e “Arpagjikve” nuk kanë qëndruar duarkryq dhe shpejt kanë emëruar Devollin si pasues të Begollit.
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit prizrenas.
“Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm”.
“Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, mbyllet njoftimi
Detaje tjera nuk janë bërë të ditura, por Devolli thuhet se ka nënshkruar kontratë deri në fund të edicionit me mundësi vazhdimi nëse inkuadrohen në Superligë.