Abazi: Se di cili deputet i VV-së ka fytyrë tani me kërku votë te qytetarët

by Nexhat

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka reaguar për rastin e Mimoza Kusari-Lila në Kuvend duke thënë se gëzohet që i takon këtij grupi të deputetëve e jo atij të VV-së.

Para deputetëve, Abazi tha se partia në pushtet gjatë kësaj periudhe ka bërë pazare të pista, duke hapur pompa të benzinës e duke punësuar njerëz të afërt në punë, e gjë sipas tij për këtë i kanë kritikuar pushtetet e kaluara

banner

Ai tha se Kusari-Lila fol me Radoiçiqin, ndërsa shkonte qante te varri i Afrim Bunjakut.

“Nuk e di a më ka nejt ma mirë ndonjerë ma mirë pëershkrimi “i pavarur”. S’kisha dashtë me i taku nje grupi parlamentar si ky. Pazaret e pista për me çel pompa të benzinës, me shti njerz të afërt në punë, për interesa të vogla të cilat VV i ka kritiku pushtetet e kaluara”, tha ai.

“Nuk e kuptoj ku e ka atë ftyrë me dal e me fol, ky është rrezik për shtetin. Ky standard tregon qe s’kem prokurori e nuk e burgos njerin qe flet me një njeri qe ka aktakuzë te ngritur. Nuk e di cili prej tyre ka ftyrë me kërku votë te qytetarët. Përmbajtje keni zero në secilin sektor. Turp”, tha tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy