Haradinaj | Kosovën po e udhëheqë spiuni i Sërbisë

by engel

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti është njeriu e spiuni i shtetit serb. Kështu u shpreh ai, pas raportimeve se terroristi Milan Radojiçiq ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale, nga ku dhe janë përjashtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti”. Në vazhdim ka shtuar: “Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”. /EO/

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy