Krasniqi takon gruan e Thaçit dhe gruan e Veselit: Urimet që i shkëmbyem nuk ishin të plota pa liderët tanë

by Nexhat

Në përvjetorin e themelimit të PDK, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka pritur bashkëshorten e Hashim Thaçit, Lumnijen, dhe bashkëshorten e Kadri Veselit, Violetën.

Krasniqi ka thënë se urimet nuk ishin të plota për shkak se ndjehej mungesa e Thaçit dhe Veselit.

“Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë. Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tonë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy