Quni | Një qeveri që nuk arrin t’i sigurojë ushtrisë ushqim në kohë paqeje, në luftë do të dështonte edhe më keq

by engel

Deputeti i LDKsë Anton Quni ka qenë i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” për të folur për zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me aferen Kusari-Radojçiq dhe skandalet që po ndodhin me ushqimin për ushtrinë e Kosovës.

Deputeti Quni, Mungesën e ushqimit e ka elaboruar duke e ndërlidhur me situatë lufte. Sipas tij, paaftësia e qeverisë Kurti për të siguruar ushqimin për ushtarët e Kosovës në kohë paqe, nënkupton se kështu do të ndodhte edhe po të ishte Kosova në luftë. Ushtarët e Kosovës do të mbetnin pa ushqime, rrjedhimisht do të dobësoheshin dhe demoralizoheshin për t’u përballur me armikun. Ata që e sjellin ushtrinë në situatë të tillë do të konsideroheshin sabotues të luftës dhe bashkëpunëtorë të armikut.

banner

Në vazhdim duke folur për skandalin e ushqimit, Deputeti Quni tha se ka informacione se mungesa e ushqimit e ka prekur edhe kontingjentin Ukrainas në Kosovë për të cilin shteti i Kosovës e kishte marrë përsipër sigurimin e ushqimit. Sipas Deputetit Quni, këtyre ushtarëve dje nuk u është shtruar dreka fare! Ka qenë një oficer Amerikan i cili me vetëkontribut ka siguruar ushqime nga bisneset e qytetit për të ushqyer ushtarët Ukrainas.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy