Pas kalimit të Miltonit, një emergjencë e re shëndetësore mund të godasë popullsinë.
Pasi uragani Milton arriti në Florida, zyrtarët paralajmëruan për praninë e baktereve të mundshme kërcënuese për shëndetin.
Banorët janë paralajmëruar për rrezikun e infeksioneve bakteriale dhe kërcënuese për jetën, si ato të shkaktuara nga Vibrio Vulnificus.
Ky bakter, i pranishëm në ujërat e ngrohta, mund të hyjë në trup nga plagët e hapura ose pas gëlltitjes së ujit të kontaminuar dhe pasojat e tij mund të jenë vdekjeprurëse me një shkallë vdekshmërie prej 20% brenda dy ditësh.
“Vibrio vulnificus është vërtet një bakter i rrezikshëm dhe nëse nuk trajtohet dhe bëhet sistemik mund të jetë fatal. Bakteret pushtojnë indet e trupit dhe [nganjëherë] mënyra e vetme për të shpëtuar jetën e këtyre individëve është amputimi i gjymtyrës së infektuar”.
Simptomat përfshijnë diarre, të vjella, ethe dhe konfuzion. Autoritetet rekomandojnë të shmangni ujërat e përmbytjeve dhe të lani lëkurën tërësisht pas çdo kontakti./Informim.net