Drita Millaku mirëpritet nga deputetët e LDK’së pasi la Vetëvendosjen

by Nexhat

Sot zyrtarisht ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës,

Po sot në seancën që pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës, Millaku është nisur drejt vendit ku ndodhen deputetët e partisë që tashmë ajo i takon, LDK.

banner

Në disa fotografi të siguruara nga Express, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë mirëpritur Millakun në patinë dhe vendët e tyre në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Në rend dite është vetëm një pikë: Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nis hetime penale ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-incizime.

“Kërkon nga Prokurori i Shtetit si institucione kushtetues i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale, që të iniciojë hetime penale në përputhje me legjislacionin në fuqi ndaj kryetares së Grupit Parlamentar të LVV Mimoza Kusari-Lila lidhur me komunikimet e saj me Milan Radoiçiq.”, thuhet në tekstin e draft-rezolutës së popozuar nga PDK-ja.

Po ashtu kërkohet nga Grupi Parlamentar i LVV shkarkimi i Mimoza Kusari-Lila nga funksioni i kryetares së grupit parlamentar.

Ndryshe, në audio-incizimin e publikuar, Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radojciq për Ligjin për pagën minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Vetë Kusari ka reaguar dje në Kuvend, ku ka thënë se video-incizimi është i fabrikuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy