91
NGA: KIMETE BERISHA
- U bë bashkë me Listën serbe, kundër veteranëve të UÇK-së…!
Pse? - FSK-në i la pa ushqim.
Ushtarët po duken si karikatura, fukarenjë të uritur, që s’janë në gjendje të ngihen bukë e lëre më ta mbrojnë dikë.
Pse? - Për ta vjedhur, pasulin e shpallën sekret shtetëror që Rusia mos ta marrë vesh se ushtarët hanë pasul.
- Në të njëjtën kohë e zbuluan sekretin e urisë së ushtarëve që janë aq askushi, aq të mjerë e aq qesharak sa s’kanë bukë.
- Uria e ushtrisë nuk është sekret shtetëror, që do të duhej të ishte…
- Komandanti i ushtrisë e zbuloi se ushtarët s’kanë as mjete higjienike!
- Pse po ndodh kjo?
- Kryeministri po i provokon minatorët, po i prek në bukë, po i nxit, po i nervozon, sepse nuk po ua jep rrogat.
Edhe kur ua jep rrogat, ua jep vetëm gjysmën.
- Pse?
Çfarë qëllimi ka? - T’u tregojë analfabetëve funksionalë se Trepça s’është më e pasur siç ka qenë, ta thyej ‘mitin’ se Veriu i Kosovës ishte problem shkaku i pasurisë së Trepçës!
E tash që s’ka më Trepça ‘pasuri’,
problemi me Serbinë u ‘zgjodh’, lirisht mund të bëhet Asociacioni….!
- Le të gënjen, s’ka dert, hoxhë s’është, por çfarë i ka ndodhur që përnjëherë e ka humbur talentin për të gënjyer, për të të mashtruar e për të ta bërë bardhë.
- Kur Albin Kurti thotë se biseda e Mimoza Kusarit me terroristin serb Radojçiqin është e fabrikuar dhe ‘hibride’, as nuk ia rrok se Mimoza vet e ka pranuar në TV – intervistë që ka folur me Radojçiqin.
- I është dukur që po flet shqip me terroristin, por tash e ka parë që paska pas folur serbisht.
- S’ka dert që ka folur serbisht.
Por është tragjike që një grua shqiptare e ka lutur një terrorist serb që të votojë kundër veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së. -.Paramendoje, kundër invalidëve…. - Kurti sikur nuk po i punon mbamendja, pasi që e ka humbur aftësinë të gënjejë e të mos vërehet.
Po jep shenja që e ka humbur edhe aftësinë e gjykimit. - Herë-herë duket sikur me qellim i nxit shqiptarët kundër tij e mezi s’pret të largohet, e herë-herë duket si ‘o babë lëshoje hajnin….’!
- E më së shpeshti duket sikur e udhëheq urrejtja.
- Edhe më e vrazhdtë se sa biseda sekrete mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit, të cilin kjo e quan butësisht ‘Milla’, është çjerrja e saj.
- Çfarë zavalli ka që sillet si e çmeritur në mbrojtje të Albin Kurtit!
- Pse bërtet kjo?
Çka janë këto britma e gjestikulacione të kësaj gruaje të lajthitur e të frikësuar që çatallohet, bën me duar e i rrotullon sytë. - Pse kujton se mund t’i bëj budallenjë shqiptarët e ti bind që të mos u besojnë veshëve të tyre!
-.Nëse nuk u beson shqiptari veshëve të vet, i beson faktit që Ligji kundër veteranëve të UÇK-së u votua në Kuvend nga Vetëvendosja dhe Lista Serbe.
- Pasi që i doli duçi, Mimoza Kusari i shantazhoi opozitën.
- U tha se së shpejti do të dalin ‘video’ që do të zbulojnë dhuratat që ‘dikush nga opozita’ ua kanë dhënë fëmijëve të Radojçiqit.
Kujton se ekziaton një vepër e keqe sa e saj!
Ama, nuk ekziston. - Nuk tregoi se si i ka siguruar ato video, të cilave u beson se s’janë ‘veshtaçki’.
- Ia ka dhuruar Radojçiqi, apo ia kanë
dhuruar policia e Kosovës! - Në çarshi, paramilitarët Vetëvendosjes e kanë përhapur fjalën se në villën e Radojçiqit janë gjetur video që i zbulojnë disa shqiptarë duke pirë raki me Radojçiqin dhe duke kënduar këngë të Zorica Brunslih.
- Është e pakuptueshme se pse nuk e kanë dëgjuar Cecën po Zoricën.
- Edhe nëse ka ndodhur që ndonjë shqiptar ka pirë raki dhe ka kënduar me Radojçiqin, ky është ‘krim’ i tij individual, ne nuk ia kemi parë sherrin këngëve të Zoricës, as rakisë që e pinë shqiptarët me serbë nëpër kafehane, se nga ato pijanka nëse kanë ndodhur – nuk ka ndodhur asnjë marrëveshje antishqiptare.
- Që rrinë shqiptarët me serbë, tregtojnë me ta e llaskucojnë nëpër restorante të serbëve, nuk është problem kombëtar.
- Shqiptarët edhe janë martuar me serbe.
E Bekim Fehmiu edhe testament e ka lënë poezinë serbe ‘Çovek peva posle rata’. - Pra, edhe nëse një shqiptar ia ka dhënë fëmijëve të Radojçiqit ndonjë dhuratë, këtij gjesti nuk ia ka parë sherrin Kosova.
-,Kosova ia ka parë sherrin pushtetit të Vetëvendosjes, që në emër të shtetit ka bërë marrëveshje me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së. - Ne nuk ia kemi parë sherrin Albin Kurtit kur ka kaluar çaste nën çebe me agjentë e agjente të BIA-s dhe kur e kanë shpluar policia e Kosovës, çka me pa…
- Është punë për të se me kë preferon të hyjë nën çebe.
Është krejt personale. - Individualisht ti mund të jesh serbofil, punë për ty që i do serbët më shumë – siç janë shumë e shumë shqiptarë publikisht turkofilë, ama asgjë s’prishin punë që e duan Sulltanin më shumë se Skënderbeun.
- Veç kur e shfrytëzon pushtetin kundër shtetit tënd, i thonë tradhti kombëtare, siç ka vepruar Vetëvendosja me Listën Serbe kundër UÇK-së.
- Ndoshta Ramush Haradinaj e ka takuar publikisht Radojçiqin në zyren e tij, por atij takimi askush nuk ia ka parë sherrin.
P.S. Lumiri ia kish marrë një deputete Albinit.
Arritje e pabesueshme.
- Asaj gruaje kurrë nuk iu dëgjua zëri, por Lumiri i jep vlerë veç pse u largua nga Albini.
Shih, qysh e matë ky vlerën… - Është nga ato që ende i përdorin llokmat e zime.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Informim.net”