Kërcënohet u.d. kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu

by Nexhat

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë dënuar ashpër kërcënimin që është bërë gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe ndaj organeve të sigurisë.

Në reagim thuhet se edhe ky kërcënim ka ardhur për shkak të punëve zyrtare që kryejnë këto organe, përfshirë edhe Kryeziun në cilësinë e u.d. kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

“KPK dhe ZKPSH deklarojnë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj organeve të Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes dhe përmbajnë edhe ngjyrime dhe emërtime të individëve dhe organizata kriminale dhe duken qartazi se qëllimi i tyre është ndërhyrja në punët e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit”, thuhet në njoftim.

KPK dhe ZKPSH ua bëjnë me dije individëve të tillë se përkrahin fuqishëm Kryeziun dhe organet e sigurisë, si dhe i mbështesin plotësisht në punën e misionin e tyre për ndjekjen dhe hetimin e kryeseve të veprave penale.

“KPK dhe ZKPSH, theksojnë se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera janë të angazhuar për të bërë identifikimin dhe arrestimin e kërcënuesve të U.D. Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu dhe përfaqësuesve të organeve të sigurisë dhe nuk do të ndalen deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

KPK dhe ZKPSH theksojnë se kërcënimet e tilla nuk do të zmbrapsin përkushtimin, synimet dhe përpjekjet e pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy