Policia jep detaje për aksionin e djeshëm: Në 36 lokacione të kontrolluara u sekuestruan pistoleta e armë të gjata e fishekë

by Merita

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që zhvilloi dje, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka kontrolluar 36 lokacione, nën dyshimim për kryerjen e këtyre veprave. Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, gjashtë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, dy shtëpiza kompjutero dhe 7 DVR dhe dokumente të ndryshme

banner

Për rastin janë intervistuar katër të dyshuar, të cilët janë liruar me vendim të prokurorit.

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE & USHTRIM I KUNDËRLIGJSHËM I VEPRIMTARISË MJEKËSORE DHE FARMACEUTIKE- Prishtinë 2023-2024-NN. Me 10.10.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura.  Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:  tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri,  7 DVR  dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin  janë intervistuar katër të dyshuar  meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit  janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy