Paraburgim 30 ditë për të dyshuarin D.D. për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi

by engel

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj D.D., i dyshuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se kjo masë tani për tani është adekuate, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund ta përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo ndonjë vepër tjetër penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e arsyeshme për rrjedhjen e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast kishte reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar nga Policia të reagojë shpejt.

“AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”, thuhej në reagimin e AGK-së. /BetimipërDrejtësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy