Publikohen pamjet nga përleshja mes shqiptarëve dhe rumunëve në “Camp Nou”(VIDEO)

by Nexhat

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur këtë të premte në kantierin e ndërtimit të stadiumit Camp Nou në Barcelonë, ku janë përfshirë dhjetëra punëtorë shqiptarë dhe rumunë.

Më shumë se 20 persona kanë marrë pjesë në incident, me 6 të plagosur rëndë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:00, në mes të rikonstruksionit të stadiumit.

Sipas gazetës “SER Catalyna”, nënkontraktori ka vendosur të largojë nga puna të gjithë ata të përfshirë në dhunë, ndërsa një hetim ka nisur për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Gazetarja Anna Punsi ka theksuar se përleshja ndodhi mes punëtorëve të një kompanie nënkontraktore dhe se siguria në kantier është në dorën e një kompanie private të sigurisë.

“Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit”, shkruan gazetarja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy