109
Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në dalje të Pejës, në drejtim të Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.
Gashi tha se ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky shpërthim.