Shqipëria bie keq në Pragë, Çekia i jep leksion futbolli kuqezinjve

by Nexhat

Shqipëria pësoi disfatë 2-0 ndaj Çekisë në Pragë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League

Një sfidë që për të besuarit e Sylvinhos u kompromentua që në nisjes të saj, teksa ende pa u nxehur mirë, vendasit e shohin veten e tyre në avantazh. Ishte sulmuesi kryesor Tomas Chory, i cili që në minutën e 3, me një kthesë të bukur e çon topin në cepin e majtë, duke mos i dhënë asnjë shans Strakoshës. Çekët e administruan mire avantazhin gjatë pjesës së pare, duke mos lënë kombëtaren tone, t’i afrohej portës kundërshtare, e në këtë mënyrë duke mos i dhënë mundësinë të rrezikonte për të gjetur barazimin

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë e nisën më vrullshëm ndeshjen, kur pas vetëm 7 minutash, jasir Asani në një kundërsulm të shpejtë shpërdoroi rastin më të mire për të realizuar, teksa vetëm për vetëm me portierin e çekëve e dërgon topin mbi kuadrat.

Dhe kur nuk shënon do të pësosh. Në minutën e 63 një krosim i Coufal nga e djathta, kthehet në gol mjaft mire, pas një goditje të saktë me kokë nga Chory sërish. Edhe zëvendësimet e tekniku Sylvinho, nuk ndryshuan fatin e lojës, që dukej e detinuar të shkonte në favor të çekëve. Futbollistët e përfaqësues tone rrezikuan me Asllanin e Tucin për të rihapur sfidën, por goditjet e tyre nga jashtë zones nuk ishin të sakta. Përfundmisht çekët marrin 3 pikë të rëndësishme duke u ngjitur në krye së bashku me Gjorgjinë me nga 6 pikë.
Pas kësaj humbje Shqipëria mbetet në vendin e 3, me 3 pike, pas 3 ndeshjve të para, në grupin B1 të Ligës së Kombeve

Të hënën kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe sfidën e radhës për Nations league, teksa do të përballen me Gjeorgjinë, në Tbilisi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy