Spiropali: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE

by Nexhat

“Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë”

Konferencen e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe hapjen e kapitujve të parë negociues e ka përshëndetur edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Në një reagim publik, ajo u shpreh se “Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së”.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë.

Spiropali theksoi se Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy