Votimi elektronik| Celibashi letër partive: Mund të realizohet vetëm në dy qarqe

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë partive politike lidhur me votimin elektronik për zgjedhjet  vitit 2025.

Në këtë shkresë qartësohet se mes mundësisë së zhvillimit të votimit elektronik në 5 qarqe, KQZ ka parë të arsyeshme që ky process të zhvillohet vetëm në dy qarqe

banner

Në shkresë përcaktohet se janë zgjedhur qarku i Durrësit dhe Elbasanit. Durrësi me arsyetimin se favorizohet nga pozicioni gjeografik, infrastruktura rrugore dhe distancës me Tiranën mundëson një përgjigje më të mirë nga ana e KQZ për përgatitjen dhe zhvillimin e procesit të votimit elektronik.

Ndërsa qarku i Elbasanit është zgjedhur mbi argumentin se edhe në zgjedhjet e vitit 2023 në shumicën e qendrave të këtij qarku u votua elektronikisht, e për pasojë është me dobi që sepse votuesit kanë eksperiencë në këtë proces.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy